fbpx

‘Ferma VIP’ drejt fundit, zbulohet data e finales së madhe

nga Revista Kosovarja

‘Ferma VIP’, një nga reality show-t më të ndjekur të momentit, ka hyrë në fazën e saj përfundimtare. Programi, i cili moderohet nga Luana Vjollca.

Përmes një sfide me zjarre të dhënë nga Agai, fermerët kanë zbuluar datën e finales që është me 20 qershor, shkruan “Kosovarja”.

Menjëherë Luana hapi televotimin, ku do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të jetë finalisti i parë.

Finalja pritet të jetë spektakolare, me emocione të forta dhe një konkurrencë të ashpër mes finalistëve. Vetëm njëri prej tyre do të shpallet fituesi i “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]