fbpx

Fero edhe njëherë rrëzon deklaratën e avokates, publikon prova për kujdestarinë e Ninës

nga Revista Kosovarja

Avokatja e Arbenitës, ish-partneres së artistit Fero Fera, deklaroi se nuk është e vërtetë që klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës. Blinera Osmani tha se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit dhe ende s’ka vendim të prerë.

Mirëpo pak momente më herët, Fero ka publikuar provat duke e rrëzuar poshtë deklaratën e avokates. Ai ka publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës, ku thuhet:

“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundershtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]