fbpx

Fero falënderon të gjithë ata që e uruan me ardhjen në jetë të vajzës

nga Revista Kosovarja

Fero është bërë baba për herë të parë.

Reperi i njohur Fero dhe bashkëshortja e tij modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli në orët e para të ditës së sotme u bënë prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Arbenita, ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Nina.

Me anë të një postimi në Instagram, Fero ndau imazhin e parë me Arbenitën dhe Ninën e sapolindur.

Më vonë ai hyri në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që e uruan me ardhjen në jetë të vajzës, duke u thënë, “Faleminderit nga zemra të gjithëve për urimet. Ju rujt Zoti”, shkroi Fero i lumtur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]