fbpx

Fero kalon çdo limit, shihet në përqafimin e modeleve pas rikthimit në muzikë

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Fero, i cili kohë më parë u tërhoq nga muzika për arsye fetare, është rikthyer sërish në skenë por jo pa polemika.
Në pamjet e fundit të publikuara në rrjete sociale, ai shihet në përqafim të ngushtë me modele, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.

Ky rikthim befasues dhe imazhet provokuese kanë ngritur pyetje të shumta mes ndjekësve të tij, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të mëhershme të reperit, i cili kishte deklaruar se largimi nga muzika ishte një hap i duhur.

Tashmë, pas kësaj kthese, lind pyetja: a përputhen këto veprime me parimet e fesë që ai pretendoi se kishte zgjedhur për jetën e tij? Opinioni është i ndarë disa e shohin këtë si një rrugëtim personal që nuk duhet gjykuar, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një kthim mbrapa ndaj parimeve që ai vetë kishte promovuar.

Çfarëdo që të jetë e vërteta, një gjë është e qartë: rikthimi i Feros në skenë ka tërhequr sërish vëmendjen, dhe emri i tij nuk largohet nga publiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]