fbpx

Fero: Në atë zemër që hyn islami, aty nuk ka vend e keqja apo mërzia

nga Revista Kosovarja

 Fero tashmë është bërë një praktikues i fesë islame.

Rap-artisti nga Gjilani vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin e tij nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.

Ai po ashtu u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më këngët e tij dhe se është penduar për çdo tekst që ka shkruar.

 

https://www.instagram.com/p/CwiHkkcNjZa/

I njëjti kësaj radhe ka ndarë sërish një postim në Instagram, një mesazh me motive fetare.

“Në atë zemër që hyn Imani ose Islami, aty nuk ka vend e keqja apo mërzia”, tha ai.

26 vjeçari tregoi mes tjerash se falet pesë herë në ditë, e në këtë frymë duket të ketë përfshirë edhe anëtarët e tjerë të familjes, ku vetëm një ditë më parë solli një fotografi të vajzës së tij të vogël duke e mësuar që të falet.

Vendimi i Feros për ta lënë muzikën vjen pas rastit të fundit me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli, për të cilën u dyshua se e sulmoi fizikisht dhe e kanosi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]