Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Feros ia hakojnë Instagramin dhe e kërcënojnë me publikimin e gjërave private

nga Revista Kosovarja

Duket se reperi Fero ka probleme me Instagramin.Në Instagramin e Feros janë bërë disa postime, të cilat lënë të kuptohet se atij ia kanë hakuar atë.

Fillimisht tek pjesa ku jepen informacionet rreth llogarisë, tek emri i Fero janë shtuar fjalët “Un jom Looopa”.

Pastaj u publikua një foto e Feros duke bashkëbiseduar me dikë me kamerë, ndërsa në mbishkrimi ne saj shkruhet

“Hakeri ktu : a me ja kthy Feros Instagramin a me ja zhduk kejt ?”.Në një tjetër postim, thuhet se nëse arrihen 600 mijë ndjekës, reperit do t’i publikohen gjërat personale, madje edhe bëhet pyetja se kush e dëshiron fjalëkalimin e tij.Se a është kjo vetëm një lojë e reperit, apo atij me të vërtetë i është hakuar Instagrami, mbetet të shihet në vazhdim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]