fbpx

Festë në familjen e ish-presidentes Jahjaga

nga Revista Kosovarja

Ish-presidentja Atifete Jahjaga sot ka një ditë mjaftë të veçantë.

Ajo 17- vite më parë mori epitetin e hallës nga nipi i saj, Tomi.

Ish- presidentja, shihet se ka raporte shumë të mira me nipin, duke e cilësuar si djalin e saj, shkruan “Kosovarja”

Urimi i plotë i saj: “Sot 17 vite më parë, Tomi, kitaristi im, ma dha epitetin hallë. Nga të gjithë titujt e fituar deri më sot, halla e Tomorit është titulli që më përmbushë dhe më lumturon më së shumti! Ende e ndjej erën e tij kur ishte foshnjë, edhe pse kanë kaluar më shumë se një dekadë nga minuti i parë që e kam mbajtur në dorë në hapësirat e QKUK-së.

Sot, djali im, “Bardhi hallës” po hyn në një fazë tjetër të jetës i pregaditur në çdo aspekt. E hallën do ta ketë pranë në secilin moment dhe për çdo gjë.

Vazhdo të na bësh krenarë të gjithëve ashtu siç je duke na bërë, kitaristi i hallës. Je shembulli ideal i një djali të edukuar, të sjellshëm, të ndjeshëm e të fortë.

My one and only, Tomi❤️ “

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]