Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, në një Instastory të postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram, është shfaqur duke kënduar me pasion këngën e re të Armend Rexhepagiqit, e titulluar “Ma ke nal”.
Në mbishkrimin e postimit, Fifi nuk i kurseu emocionet dhe komplimentet për projektin e fundit të kantautorit të njohur nga Kosova.
“Marova per kete kang”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me emoji me zemër, shkruan “Kosovarja”.
Duket se “Ma ke nal” po rezulton një nga baladat më të pëlqyera të momentit në trojet shqiptare, duke prekur jo vetëm publikun, por edhe artistët e tjerë të njohur si Fifi.