117
Sa herë që iu përgjigjet pyetjeve të fansave, Fifi ka pothuajse gjithmonë nga një pyetje për Flori Mumajesin.
Kështu ndodhi edhe së fundi, teksa po përgjigjej në pyetje të tyre dhe një ndjekës i shkruan “Cfare eshte per ty Flori Mumajesi”.
Përgjigja e saj ishte “Pika e dobet” dhe e etiketoi këngëtarin në atë postim.
Ndryshe, Fifi është emër shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pas këngës “Maniak i dhimbjes”, ajo pritet të kthehet me disa projekte të reja.