fbpx

Fifi i kthehet Stresit: Kur kemi qenë bashkë ne?

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi ka reaguar dy vite pasi që rep-artisti i njohur shqiptar, Stresi, kishte deklaruar se ka qenë në lidhje me këngëtaren.

Gjatë ditës së djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Fifi publikisht e pyeti se kur ata kanë qenë së bashku.

“Para dy vitesh në një intervistë ke thënë që ne të dy kemi qenë bashkë, kur kemi qenë bashkë ne?”, ka pyetur Fifi.

Stresi në mënyrë të menjëhershme kishte shpjeguar se ka qenë një ngatërresë, teksa nuk e kishte në mend ta përmendte emrin e saj.

Sidoqoftë, këngëtarja e mori me sportivitet, duke shtuar se i ka prishur punë të tjera nga kjo informatë nga ana e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]