89
Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, po e jeton periudhën më të bukur të jetës.
Nuk po i mungon angazhimi, suksesi, fama e as dashuria, shkruan “Kosovarja”.
Në “Fest61”, ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë me biznesmenin Adis Patushi, duke i konfirmuar kështu thashethemet që qarkullonin rreth kësaj teme.
Këngëtarja, është ndarë e zhgënjyer me rezultatin në Festivalin e Madh, ku ajo nuk u shpërblye me asnjë çmim.
Fifi, në edicionin e 61-të Festivalit të “RTSH”-së, morri pjesë me këngën me titull “Stop”.