Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në ceremoninë zyrtare të enjten bëri përzgjedhjen të sportistëve më të mirë të vitit 2021.
Kështu, në kategorinë e femrave, më e mira u zgjodh kampionia olimpike Distria Krasniqi.
Ndërkohë, çmimi special në kategorinë e femrave iu dhurua kampiones tjetër olimpike me prejardhje nga Peja, Nora Gjakovës.
Të dyja sportistet shqiptare që i bënë krenarë shqiptarët vitin e kaluar gjatë Lojërave Olimpike në Tokio, u dukën elegante në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve.
Me këtë rast këngëtarja e mirënjohur, Fifi, ka postuar një imazh krahë dy kampioneve duke u ndier krenare.
“”Me Çikat që na e zbardhën fytyrën”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë ku janë shfaqur mjaft elegante dhe të lumtura.
View this post on Instagram