fbpx

Fifi prej spitalit te frizerka

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në Instagram një foto që ka shqetësuar të gjithë fansat e Fifit.

Ai ka postuar një foto, në të cilën Fifi shihet e shtruar në spital teksa është pa ndjenja, të paktën kështu duket nga imazhi.

Këngëtarja shihet e rrethuar nga disa aparatura që i matin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.

Por, doli që e gjitha ishte pjesë e projektit të ri muzikor, i cili pritet të promovohet së shpejti.

Të vërtetën rreth shëndetit të këngëtares e zbuloi moderatorja Argjira Spanca, e cila publikoi një video me të cilën shihet ajo bashkë me Fifin e Fjoralbën në një sallon bukurie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]