fbpx

Fifi shfaqet me gojën e mbyllur: Nuk guxon njeri të më prekë

nga Revista Kosovarja

Kanë mbetur dhe një orë nga nisja e protestës që do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale.

Shumë qytetarë nga Shqipëria kanë paralajmëruar se do të protestojnë duke u solidarizuar me 11-vjeçaren që u përdhunua nga 5 meshkuj në Prishtinë.

Mes tyre edhe figura të njohura të ekranit priten të jenë pjesëmarrës. Këngëtarja e njohur, Fifi ka postuar një foto, ku shfaqet me një bluzë ku shkruhet: “Unë bërtita. Jooooo!”.

Ajo e ka shoqëruar këtë foto simbolike, në të cilën shihet me gojën e mbyllur me një shkrim.

“Une jam sot ne proteste si individ jo si artiste. Jam si Femer jo si Vip . Jam si Grua jo si fytyre publike . Jam si Vajze dhe s’guxon njeri mem prek . Ju pres n18:30 te sheshi Nena Tereze – Tirane!”.

Kujtojmë që paraditen e sotme mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshet kryesore të Prishtinës. Ata kërkuan drejtësi dhe bën thirrje para institucioneve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]