fbpx

Fifi theu rekord, humb 6 kilogram për një javë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, e ka sfiduar veten sivjet duke marrë pjesë në spektaklin e kërcimit, “Dancing With The Stars”.

Ajo është duke kërcyer me mikun e saj të ngushtë, balerinin Graciani Tagani. Në natën e dytë, ata ishin përcaktuar të kërcenin një vals kontemporan, ku si këngë shoqëruese kishin zgjedhur këngën e vete Fifit.

Bëhet fjalë për baladën “Marova”, me të cilën ajo zuri vendin e dytë në festivalin “Kënga Magjike 2019”.

Fifi është përkushtuar shumë në spektaklin e kërcimit, ku brenda vetëm një jave, thote Telegrafi, ka humbur gjashtë kilogramë. Këtë e bëri dhe vete balerini i saj.

“Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, ishte komenti që i dha anëtarja e jurisë, Olta Gixhari, duke treguar se humbja në peshë e këngëtares ka filluar të bie në sy.

Ndërsa Graciano tha se Fifi është konkurrentja më korrekte dhe ndjek me shume rigorozitet dietën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]