Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fifi thumbon ish të dashurin e saj

nga Revista Kosovarja

Fifi ‘thumboi’ përmes postimeve të fundit.

Këngëtarja Fifi kohë më parë u komentua për një lidhje të mundshme me Xhuljo Tabakun.

Dyshimet i kishte nxitur me anë të disa postimeve, por tashmë djali në fjalë është kurorëzuar me një tjetër.

Moneytizer Paragrafi 4

Me anë të disa postimeve në rrjete socaile, Fifi hodhi disa ‘thumba’, por nuk e specifikoi se për kë e kishte fjalën.

Një prej ndjekësve e pyet “A mbahet lidhja në distancë?”, ndërsa Fifi nuk hezitoi t’i përgjigjej “Ah jo…nuk mbahet valla. Se po rrejshin po të këputëshin”.

Një tjetër ndjekës i shkruan “Nëse të rastis prapë me dashtë fort dikënd që ndoshta s’ka me të dashtë, a do vazhdoje ta doje?”.

Më ka pas rastisur ta dua dikë, lejë që s’më ka dashur po as respekt nuk kishte pasur për mua! Kështu që përgjigjen a do e doje s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë, por të paktën jam munduar mos me e fikë butonin e shpresës. Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. E unë jam momentalisht në mesin e njerëzve qe dua”, u përgjigj këngëtarja.

Me këtë, ajo la të aludohej se këto postime ishin ‘thumba’ pikërisht për personin e lartpërmendur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]