fbpx

Fifi zbulon këngëtarët shqiptarë që do t’i këndojnë në dasmë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan-it”.

Ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të vogëlusheve dhe gjatë intervistës ka zbuluar dhe planet e dasmës.

Kur të vijë koha, Fifi ka ndërmend të organizojë një dasmë të madhe, me shumë të ftuar. “Të gjithë ju do të jeni të ftuar në dasmën time, sepse dasma ime do të jetë shumë e madhe”, tha këngëtarja.

Po ashtu ajo zbuloi këngëtarët shqiptarë që do t’i thërrasë për t’i kënduar në dasmë. “Labinot Tahiri, Altin Shira, Artjola Toska, Remzie Osmani, Flori dhe çunat, Anxhela Peristeri, Valon Shehu, Era Rusi dhe të tjerë”, zbuloi Fifi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]