Këngëtarja Fifi, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe më të veçanta.
Kjo për shkak stilit të saj unik, paraqitjeve të saja, por jo vetëm, ajo karakterizohet për baladat e mrekullueshme që shkruan e që i bënë të gjithë të qajnë e t’i dëgjojnë pa ndalur, shkruan “Kosovarja”.
Baladat e saja mbesin për një kohë të gjatë në listën e këngëve më të dëgjuara të vitit, këtë e kanë dëshmuar të gjitha këngët e Fifit, që i mbijetojnë kohës dhe dëgjohen edhe pas një kohe shumë të gjatë.
Si duket ajo punon shumë për projektet e saja dhe kjo e ka bërë atë të veçohet dhe të pëlqehet shumë.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy është një foto që këngëtarja ka postuar në Instastory-in e saj, ku si duket ajo është nisur për diku.
Këngëtarja shihet në aeroport me një valigje të madhe, posht postimit ajo ka shkruar: “Kur e kupton që përpak të iki avioni”.
Për ku është nisur ajo, kjo ende nuk është bërë e ditur, por deri në postimet e radhës të këngëtares ne i urojmë asaj udhëtim të këndshëm. /Kosovarja/