fbpx

Filantropi Lazim Destani mysafir tek Oda Kërçovare

nga Revista Kosovarja

Mysafir special i mbrëmjes tek Oda Kërçovare ishte z. Lazim Destani, filantrop i shquar, vizionar dhe simbol i humanizmit në gjithë trevat shqiptare.

Ai me fjalën e tij të thellë dhe inspiruese, theksoi:
“Mos harroni: Duhet guxim, punë, besim dhe shpresë. Shpresa është shumë me rëndësi. Me korrektësi dhe origjinalitet, qëndron gjatë në çdo treg e në çdo fushë.”

Ai bashkëbisedoi me të pranishmit me modesti, si gjithnjë, duke ndarë përvoja jetësore dhe këshilla të vlefshme për të rinjtë dhe afaristët shqiptarë, duke theksuar:

“Mos premtoni atë që s’mund ta realizoni. Jepuni zemrës dhe qëllimit tuaj një drejtim të ndershëm. Unë e dua të drejtën, e dua paqen, e dua korrektësinë.”

Oda Kërçovare falenderon Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut Rexhep Demiri, dhe Florim Useinit, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër për Organizimin e mbrëmjes ku ishin të thirur shum afaraista dhe njerëz të shquar nga Zvcira dhe më gjërë.

FOTO:  

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]