fbpx

Fillojnë sirenat e sulmit ajror në Kiev

nga Revista Kosovarja

Sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” në luftën e saj kundër Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i klasifikojë veprimet e Rusisë si “gjenocid”, shkroi ai në Twitter të shtunën në mbrëmje.

Për më tepër ai tha se Rusisë duhet t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Më herët, Zelensky kishte folur me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]