36
Seanca e 12-të me radhë në tentativë për ta konstituuar Kuvendin, tashmë ka nisur.
Gjithë këto javë, VV nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për kandidaten që kanë propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
As propozimi i tyre për votim të fshehtë nuk ka kaluar.
Kujtojmë se Vetëvendosje i ka kërkuar marrëveshje LDK-së, por kjo e fundit ka refuzuar – duke kërkuar qeveri tranzitore mes partive parlamentare.