fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Filmi “Farha” dhe çmenduria e luftës

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dje e sot, në Izrael shpërthyen reagimet për filmin jordanez “Farha”, që është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Sipas izraelitëve, filmi me regji dhe skenar nga jordanezja Darin J. Sallam, shfaq “narrativë të rrejshme” për gjërat që ndodhën më 1948. Fjala është për krijimin e shtetit të Izraelit dhe atë që palestinezët e quajnë “katastrofa” (an-Nakbah) – pushtimet dhe zhvendosja e 700 mijë prej tyre në vendet fqinje. Reagimet më të mëdha kanë ardhur nga politikanët (që kanë reaguar po ashtu edhe për filmin e shkëlqyeshëm izraelit, “Lebanon”). Përkitazi me këtë, ministri izraelit i Financave, Avigdor Lieberman, ka thënë se “është çmendi sesi Netflix-i vendosi ta lëshojë filmin, qëllimi i të cilit është të krijojë pretendime të rrejshme dhe të ndërsejë ushtarët e Izraelit”.

Ngjarjet në film zhvillohen në një fshat të bukur dhe të qetë palestinez. Farha është vajza e vetme e një familje përparimtare, në dukje të pasur. Babai i saj është kryetar fshati, që mbështet ëndrrën e vajzës për t’u shkolluar, paçka që hoxha i thotë se pos Kuranit ajo nuk ka nevojë për asgjë tjetër.

Lufta për pavarësinë e Izraelit kishte filluar. Babai i Farhës qëllim të vetëm kishte mbrojtjen e banorëve, prandaj refuzon të fillojë rezistenca në fshatin e tij, për çfarë zhgënjen personat e armatosur që kërkonin veprim. Në fakt, babai i Farhës shpresonte se vendet arabe do të organizohen për t’i mbrojtur, ndaj duhet pritur. Mirëpo, palestinezët ishin lënë në mëshirë të fatit.

Një ditë, teksa Farha i tregonte vajzës së dajës se do të shkollohet dhe se do të bëhet mësuese, dëgjohen shpërthimet. Fshati është në kaos, nga banorët që duan të ikin. Farha refuzon të braktisë babanë, ndaj zbret nga vetura ku ishte daja me familjen e tij. Në ato momente, babai kthehet me të bijën në shtëpi, e strehon Farhën në një si qilar, kap armët dhe i thotë se do të kthehet dhe se do ta marrë me vete.

 

Farha mbetet e izoluar, në një vend të errët. Pa ujë. Një ditë është dëshmitare e një skenë makabre (që irriton politikanët izraelitë). Një familje ndalon në oborrin e shtëpisë së saj. Farha kërkon ta lirojnë. Burri që mundohet ta shpëtojë, vonohet për t’u larguar sipas urdhrave të ushtrisë pushtuese. Ai ekzekutohet me gruan dhe dy vajzat, skenë të cilën e sheh Farha.

Por, ky film nuk i paraqet gjërat bardhezi. Nuk mund të merret se është kundër Izraelit dhe as kundër izraelitëve. Është kundër absurditetit të luftës, siç është filmi gjerman i vitit 2022, “Im Westen nichts Neues” (sipas veprës “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” nga Erich Maria Remarque) apo filmi çekosllovak “Ostre sledovane vlaky” (fitues i çmimit Oscar më 1967). Ngjarja në filmin e fundit zhvillohet në Çekosllovakinë e pushtuar. Në një moment të hakmarrjes gjermane, pas sulmit të partizanëve në hekurudha, kryepersonazhi merret peng nga nazistët, por kur shohin shenjat në duar – të venave që kishte prerë më parë – e lirojnë atë. Po ashtu, te filmi “Farha” një ushtar izraelit refuzon urdhrat për ta vrarë foshnjën e mbijetuar të familjes së pushkatuar. Në fakt, ai shihet se është i traumatizuar; se është po ashtu viktimë e urdhrave të oficerëve (siç është kryepersonazhi i filmit të sipërpërmendur gjerman). Ndërsa, si në filmin jordanez, ashtu edhe në atë çekosllovak, paraqiten bashkëpunëtorët vendorë të forcave pushtuese. Sepse, asnjë pushtim nuk është i suksesshëm pa të keqen e brendshme.

 

Është edhe një detaj tjetër interesant në fillim të këtij filmi, kur pranë fshatit kalon një kolonë me ushtarët britanikë. Fëmijët palestinezë i urrejnë ata, i shajnë, i gjuajnë me gurë dhe bëhen kinse po shtinë me armë ndaj tyre. Por, asnjë reagim nga britanikët (nga ata që shumëkush nga bota arabe i fajëson për çdo problem në Lindje). Madje, njëri nga ta i bashkohet lojës, bëhet kinse u vra fëmijë – gjest ky që e bën të qeshur e të lumtur fëmijën “sulmues”. Pra, nuk fajësohen ushtarët britanikë. Fajet janë te raportet e politikave globale; janë tek ata që urdhërojnë, që përcaktojnë fatin e një populli dhe që fëmijët i politizojnë.

Këto detaje dhe shumë të tjera – mbi të gjitha fati i foshnjës së familjes së ekzekutuar (nuk dëgjohen të shtënat që u vra dhe pas një kohe nuk dëgjohet as vaji) – lënë hapësirë për interpretime. Së pari, pas bombardimeve në fshat shihen palestinezët e armatosur. Lufta kishte nisur, por kjo shkakton dilema nëse ka mundur të jetë luftë më e izoluar, më e menduar, që të mos ndodhte ajo që sot njihet si “an-Nakbah”. Kur nisin sulmet, babai i bashkohet rezistencës, sepse lufta krijon pak opsione: të kapësh armën ose të ikësh. Në fakt, edhe Farha kap armën. Me të thyen drynin e qilarit me armë, diçka që simbolizon atë që Kate Bush ka thënë në këngën “Army Dreamers”: në një vend në luftë, secili dëshiron ëndërron të jetë ushtar. Ëndrra për të qenë mësuese, merr fund për Farhan. Si për shumëkënd tjetër. Por, merr fund edhe jeta normale. Në skenën kur liron veten, foshnja nuk shihet. Derisa krijohet përshtypja se është gjallë, foshnja nuk vërehet dhe as nuk merret nga Farha. Sepse, lufta të tjetërson. Të bën tjetër njeri.

 

Filmin “Farha” ia vlen ta shihni për të kuptuar tmerrin e luftës, që gjeneratat e tëra i lë me pasoja. Por, ia vlen ta shihni edhe si realizim artistik. Tmerri i luftës në këtë film nuk përshkruhet me efekte piroteknike. Nuk ka investime në skenografi. Nuk ka pamje të ushtrive të mëdha. As aeroplanë. As armatime të rënda. Pra, është dëshmi se filmi i mirë nuk kërkon domosdo buxhet të madh, siç pretendohet nga shumëkush në Kosovë. Për krahasim, filmi “Kukumi” i Isa Qosjes ka pasur buxhet të përafërt me filmin boshnjak, “Ničija zemlja”. I dyti fitoi çmimin Oscar, të parin mezi kam duruar për ta parë deri në fund. Edhe filmi “Farha” shihet si pretendent për çmimin Oscar të vitit 2023. Mund të mos e fitojë (meqë për filmin më të mirë të huaj, konkurrenca çdo vit është më e madhe), por është një vepër për të cilën gjatë do të flitet (si për shumë vepra tjera të kinemasë së vendeve të Lindjes)./Telegrafi/


Etiketa: Luftarrefimi“Farha”

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

2 orë më parë
Kuriozitete

A ndiheni sikur po bini kur ju zë gjumi?

13 orë më parë
Kuriozitete

Cili ujë është më i rrezikshëm për zemrën: Mos e blini kurrë

2 ditë më parë
Kuriozitete

“Nostradamusi i ri” pretendon se këtë vit do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

2 ditë më parë
Kuriozitete

Bërthama e Tokës besohet se po lëviz “në drejtim të kundërt”

2 ditë më parë
Kuriozitete

Enveri në këmbë nga Austria në Mekë, rreth 6600 kilometra rrugë për të rigjetur besimin e humbur

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Ç’ prisni? “Allure Beauty” për vetëm 50 euro sjell paketën e bukurisë dhe shkëlqimit

“E kam ble vendin, shkoj e vizitoj varrin tim çdo ditë”, artistja habit me deklaratën

Kim Kardashian po e shijon jetën si beqare në klubet e natës në Miami


TË FUNDIT

Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit

16 minuta më parë

Lëngu i boronicës zhvillon funksionet kognitive të trurit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, sipas një studimi të realizuar...

Ambasada amerikane deklarohet për takimin e sotëm në lidhje me Asociacionin

18 minuta më parë

Ka përfunduar takimi i thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me Asociacionin. Pas kësaj, në...

Tri ditët më të lumtura në muajin shkurt: Këto shenja të zodiakut presin ndryshimet më të mëdha pozitive

30 minuta më parë

Astrologët theksojnë se shkurti do të sjellë shumë ndryshime, por që tri ditët do të dallohen në veçanti Tani për...

23-vjeçarja masakron bashkë me kosovarin sozinë e saj që e gjeti në Instagram

32 minuta më parë

Një gjermane 23-vjeçe me prejardhje nga Iraku, kishte kërkuar në Instagram sozinë e saj, përkatësisht gruan që i ngjante aq...

Përfundon takimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane

44 minuta më parë

Ka përfunduar takimi për çështjen e Asociacionit i thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë. Nga takimi i pari është parë...

“Rroftë populli shqiptar, rroftë Qeveria e Kosovës, Jemi bashkë kundër Zajednicës”

45 minuta më parë

Nga ora 12:00 ka filluar të mbahet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ku po kundërshtohet themelimi i Asociacionit të Komunave me...

MË TË LEXUARAT

Dy aeroplanë ushtarakë të Forcave Ajrore Indiane përplasen në ajër – njëri pilot gjendet i vdekur, vazhdojnë kërkimet për aeroplanin tjetër

Ja çfarë ndodh nëse bëni vetëm pesë orë gjumë

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

Mungesa e babait shkatërron zhvillimin emotiv të fëmijëve

Yllka godet me fustanin unik që ka veshur

Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim

Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Pse Noizy ka vite që nuk ka postuar me vajzën e tij

Klinaku: Po të mos ishte lufta e UÇK-së, sa për Kroacinë, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Farmacia e Zotit: 18 ushqimet që duken njësoj si organet të cilave ato u shërbejnë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist