216
Pesë finalistët e “Big Brother VIP Kosova 3”, kanë treguar se çfarë do të bënin po ta fitonin çmimin e madh.
E para që iu përgjigj pyetjes ishte Sara, e cila tha se familja e saj sakrifikoi shumë për të dhe se paratë do t’i shpenzonte me familjen e saj.
Vullneti më pas u përgjigj duke treguar se i ka prindërit të sëmurë, e çmimi i madh do t’i ndihmonte atij në shërimin e prindërve.
Kurse, Xuxi tha se me paratë e fituara do të donte ta shëronte vajzën e tij të sëmurë.