fbpx

Finlanda synon të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit me Rusinë

nga Revista Kosovarja

Finlanda është afër miratimit të vendimit për ndërtimin e një gardhi përgjatë pjesëve të kufirit të saj me Rusinë.

Kryeministrja Sanna Marin thotë se ka një mbështetje në rritje ndërpartiake e ndaj idesë e cila është fuqizuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Finlanda dëshiron të ndërtojë seksionin kryesor të gardhit të propozuar në juglindje të saj, ku zhvillohet pjesa më e madhe e trafikut kufitar.

“Ne duam të sigurojmë që të kemi mbështetje të mjaftueshme për forcat tona të rojës kufitare për të kryer kontroll efektiv dhe të përshtatshëm kufitar. Përveç kësaj, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë përçarëse”, u shpreh Sanna Marin, kryeministre e Finlandës.

Kostoja e gardhit vlerësohet të shkojë në qindra miliona euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth tre deri në katër vjet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]