fbpx

Fitore Robelli-Haliti nga “Fitore’s beautyhome”, profesionistja e bukurisë dhe kozmetikës me 20 diploma

nga Revista Kosovarja

Fitore Robelli-Haliti është 32 vjeç e lindur dhe e rritur në Kosovë, është nga komuna e Gjilanit, por që jeton prej 13 vitesh në Zvicër ku e ka ndërtuar jetën dhe është tejet e lumtur pranë të shoqit e tre fëmijëve të saj.

Është nga ato femra që me punë, angazhim e vullnet, ja ka arritur ti realizoj qëllimet, tia dalë sukseshëm dhe të realizohet në të gjjtha aspektet dhe dimensionet.

Tregon se përherë e ka dashur të bukurën. “Punën në fushën e bukurisë dhe kozmetikës e kam pasur pasion gjjthmonë, qysh në vegjëli kur shfaqja interes të madh. Por, vetëm më vitin 2018 Zoti deshi që ta realizoj ëndrren time për të qenë ajo që kam dashur përherë, kur edhe arrita të diplomohem për
Microblading”, thotë Fitorja, ndërkohë që na tregon se ajo numëron gjithëaejt 20 diploma dhe çertifikata në fushën e kozmetikës.

Fitore Robelli-Haliti prej katër vitesh ka hapur sallonin e saj të bukurisë dhe kozmetikës “Fitore’s beautyhome”, tashmë mjaftë i njohur në Zvicër, në kantonin e Zürichut. Arsyeja se përse Fitorja ia ka dalë të ketë sukses e një klientelë të kënaqur, është cilësia e lartë në shërbimet që ofron.

“Unë punoj me vetulla Microblading (vetulla me fije), Permanent Make Up, pastaj i kryej të gjitha shërbimet me Filler(Hyaluron), Laser (fshirja e tattoove të vjeter),Microneedling dhe shumë shërbime të tjera të kozmetikës”, thotë për revisten “Kosovarja”.

Pra, gama e shërbimeve të bukurisë, estetike dhe kozmetike që kryhen në “Fitore’s beautyhome”, është mjaftë e gjërë dhe klientet aty mund të realizojnë ëndrrën për tu dukur bukur.

Klientet në sallonin e Fitores janë nga Zvicra, Franca dhe Gjermania. Ka edhe një numër të madh vajzash dhe grashë shqipëtare që e vizitojnë. Se ajo punon pa u ndalë, e dëshmojnë edhe postimet e shumta në faqen e saj në Instagram, që është: https://instagram.com/phibroës_fitore_haliti?utm_medium=copy_link

Edhe pse me shumë punë e angazhime, profesionistja e dëshmuar e fushës së bukurisë dhe kozmetikës, ja del të jetë edhe bashkëshorte dhe nënë e shkëlqyer e tre fëmijëve, që për të janë gjjthçka. Asnjëherë nuk harron të tregoj se pa ndihmën e të shoqit nuk do të ishte këtu ku është sot, e nuk do tia dilte në këtë rrugëtim për ta ndërtuar këtë storie suksesi. Ajo është e martuar me Ish futbollistin e dalluar të “Prishtinës”, Adnan Haliti.

Më poshtë gjeni një galeri fotosh nga puna që bëhet në “Fitore’s beautyhome”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]