fbpx

Fituesi i Big Brother në Kanada për Luizin: Një ikonë e vërtetë, lëvizje gjeniale…

nga Revista Kosovarja

Kevin Jacobs është fitues i një edicioni të spektaklit Big Brother në Kanada, ku me paraqitjen e tij është shquar si një fenomen më vete.

Thuhet vazhdimisht se këngëtari shqiptar Luiz Ejlli, i cili është pjesëmarrës i edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, e ka pasur inspirim kanadezin e famshëm.

Kjo pasi Luizi së fundmi iu ngriti një kurth Armaldos dhe Kristit, duke i ftuar së bashku në një thyerje rregullash, e cila i çoi të tre së bashku në televotim – një gjë e cila mesa duket ka ndodhur edhe në Big Brother në Kanada.

Ndërkohë, Kevin i është përgjigjur duke i shkruar: “Dikush më ka thënë se ai djalë më ka studiuar mua”.

Pasi dëgjoi për fenomenin ‘Luiz Ejlli’, kanadezi nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran edhe në InstaStory.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]