fbpx

Fituesit e “Eurovizionit” morrën leje nga lufta për të kënduar në festival

nga Revista Kosovarja
Kalush Orchestra – përfaqësuesi i Ukrainës në Eurovizion 2022 – ka prekur telat e zemrës, edhe pse pak e kuptojnë tekstin. Këngëtari Oleh Psiuk repon për nënën e tij Stefania – personazhi kryesor i këngës – dhe lavdëron duart e saj të forta që e inkurajuan atë në kohë të mira dhe të këqija. E shkruar para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kënga ka marrë një kuptim të ri tani në kohën e luftës. Tani lexohet si Nënë Ukraina që mbron fëmijët e saj në të njëjtën kohë që ata përpiqen ta mbrojnë atë.
Në muajt e fundit anëtarët e Kalush Orchestra kanë qenë të përfshirë në përpjekjet luftarake të Ukrainës – nga ndihma e njerëzve për t’u zhvendosur deri te pjesëmarrja aktive në mbrojtjen territoriale të vendit.
Ukraina ka fituar Eurovision 2022, me këngën “Stefania”. Grupi Kalush Orchestra ka marrë numrin më të madh të votave të publikut, plot 439 pikë, duke kaluar menjëherë në vendin e parë, shkruan”Kosovarja”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]