126
Surprizat nuk kanë të ndalur sonte, kjo pasi që “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i shpërblejë banorët që e fituan sfidën me topa.
Katërshja, Xhuli, Artani, Urimi dhe Ana do të kenë mundësinë të shikojnë finalen e Botërorit “Katar 2022” – ky është shpërblimi që ata kanë fituar si triumfues të sfidës me topa.
Gjithashtu, në rast se njëri nga të nominuarit fitues mund të eliminohet ata kanë të drejt që këtë privilegj t’ia bartin një prej banorëve.