fbpx

Fjalë zemre për motrën, Ledion Liço ndan një moment të veçantë

nga Revista Kosovarja

Prezantuesi i njohur Ledion Liço pak orë me parë ka ndarë një postim tejet të veçantë i cili tregoi dashurinë që ka për motrën e tij.

Në ditëlindjen e saj prezantuesi ka zgjedhur fjalët më të bukura që një vëllai mund t’i thotë për motrën, shkruan “Kosovarja”.

“Këtë muaj jam bindur plotësisht se motrat mund të ndryshojnë botën, sepse janë të vetmet që dinë të jenë aty gjithmonë për ty, pa kushte, duke të bërë të shohësh të bukurën dhe të mirën që jeta ka për të ofruar. Ose thjesht kjo është motra ime. Gëzuar Ditëlindjen shpirti im! 36 vite bashkë, në të mirë e në të keq. Faleminderit për çdo gjë që bën. Mezi pres për 36 të tjerat! Love You Tina!” ishin fjalët e Liços.

Kujtojmë se Ledion në intervista të ndryshme ka treguar se pavarësisht angazhimeve të shumta në media dhe projekte të ndryshme, familja ka qenë dhe mbetet prioriteti i tij i pandryshueshëm.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]