fbpx

Fjalët prekëse të regjisorit gjakovar që iku në amshim i zhgënjyer nga dritësia

nga Revista Kosovarja

Siç është bërë tashmë e ditur, regjisori dhe aktori gjakovar, Behar Zenelaj, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Pak ditë më parë, ai kishte shprehur gjithë zhgënjimin e akumuluar rreth çështjes së kthimit në punë në Teatër.
“Çofsh e lumtur ti moj mike (Gjakovë), e për mu si te jetë kismet…
Sot, aplikova për punë në Kompaninë e Miellit, Sillosi në Xërxë-Rahovec si shofer i kamionëve, ose ndonjë punë tjetër që ka nevojë kompania.
Gjakova s’po me pranon, ndoshta me pranon Rahoveci!?
Që 17 vite prita që drejtësia të bije drejtësi, të bëjë diçka me lëndën e aktorëve të Teatrit të Gjakovës të larguar nga puna, por deri me sot asgjë s’është bërë në atë drejtim.
Që 17 vite reagova, qëndrova, lajmërova për të gjitha ato që kalonim në aktorët, por u bllokova nga partitë që menaxhuan Gjakovën, dhe DKRS-ët e tyre, dhe u eliminova në qindra konkurse, dhe erdha në përfundim se ndoshta kanë të drejtë ata, ndoshta unë s’jam për kulturë dhe teatër, ata kanë të drejtë e unë s’po e kuptoj se kanë të drejtë.
Nuk më ka lënduar aq shumë goditjet e armiqve të teatrit dhe të mitë, sa më kanë lënduar heshtja e miqve tè mi dhe teatrit!
Sot, dua ti përgëzoj për fitoren e tyre, dhe unë e pranoj humbjen nga AAK-ja e Ardian Gjinit, LDK-ja, Alternativa, PDK-ja dhe VV-ja në Gjakovë. Tani po e pranoj humbjen, nuk do ju shqetësoj më!
URIME SE FITUAT!

Shfrytëzoj rastin që sot, të jap dorëheqje nga cilësia e anëtarit të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova’ në Gjakovë, sepse, se besoj se, ka çka ju duhet një shofer i kamionëve në radhët e tyre, e mua s’ka ç’më duhet një shoqatë ku, s’ju intereson fati i anëtareve te saj, dhe s’ju ndihet zëri karshi politikanëve dhe politikave lokale!”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]