fbpx

Fjetja me ngrohjen lëshuar mund të shkaktojë probleme të lëkurës

nga Revista Kosovarja

Sado komode të tingëllojë një shtëpi e ngrohtë, ajo mund të shkaktojë të gjitha llojet e problemeve të lëkurës, duke përfshirë përkeqësimin e problemeve ekzistuese, si ekzema dhe psoriaza.

Sipas ekspertëve, ngrohja qendrore është një nga faktorët më të mëdhenj që kontribuon në tharjen e lëkurës gjatë muajve të dimrit.

“Janë në të vërtetë shprehitë tona të jetesës që ndryshojnë me moshën, jo lëkura jonë. Përveçse bëjmë më pak ushtrime dhe hamë më pak ushqim të shëndetshëm, ne jemi gjithashtu të ekspozuar ndaj ngrohjes qendrore që e than lëkurën dhe sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më keq është”, citon revista Glamour fjalët e Olivia Thorpe, themeluese e Vanderohe.

Ashtu si ajri i kondicionuar, ngrohja qendrore redukton nivelet e lagështisë në ajër, duke bërë që lëkura të bëhet e thatë dhe e shtrënguar.

“Ngrohja qendrore shton një nivel shtesë stresi në menaxhimin e lëkurës së thatë, gjë që është veçanërisht problematike kur keni sëmundje para-ekzistuese të lëkurës si psoriaza ose ekzema”, ka shpjeguar Dr Adam Friedmann, dermatolog konsulent për Stratum Dermatology Clinics.

Shenjat paralajmëruese se lëkura juaj mund të jetë shumë e thatë janë nëse është e ashpër në prekje, duket sikur ka filluar të luspohet.

Përveçse shkakton kushte të thata brenda, ngrohja qendrore shkakton probleme edhe për shkak të kontrastit të temperaturave të jashtme. Ndryshimi i temperaturës nga e ngrohtë dhe e rehatshme brenda në të ftohtë jashtë, shkakton gjithashtu zgjerimin e enëve të gjakut, duke përkeqësuar gjendjen e akneve dhe rozacesë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]