Në një botë ku bukuria dhe vetëbesimi shpesh fillojnë nga një prerje e mirë flokësh apo një ngjyrosje e suksesshme, Fjolla Kola është një emër që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. E re në moshë, por me një përvojë të pasur dhe një dashuri të thellë për zanatin, ajo është shembulli i një profesionisteje që punon me zemër.
Kush është Fjolla?
Fjolla, 20 vjeçare, është lindur dhe rritur në Gjermani. Ajo e nisi rrugëtimin si hair stylist që në moshën 15-vjeçare dhe, vetëm tre vite më vonë, arriti të marrë diplomën profesionale, një dëshmi e përkushtimit të saj të hershëm ndaj këtij zanati. Në këto pesë vite, ajo nuk është ndalur asnjëherë së mësuari, duke ndjekur kurse shtesë dhe zhvilluar vazhdimisht aftësitë e saj.
Pasion, përvojë dhe profesionalizëm
Në vitin 2024, Fjolla ndoqi një kurs të veçantë në Kosovë, në akademinë e njohur të Kaci Lleshit, një eksperiencë e paharrueshme që e lidh edhe më shumë me rrënjët e saj. Ajo e përshkruan këtë përvojë si një ndjenjë të veçantë: “Ishte ndjenjë shumë e mirë me mësu aty ku i kam rrënjët.”
Aktualisht, Fjolla punon në një sallon në Gjermani, si frizere e pavarur. Ajo e menaxhon vetë orarin dhe klientët e saj, duke i dhënë përparësi cilësisë dhe përkushtimit në çdo termin. Aftësitë e saj përfshijnë gjithçka që lidhet me flokët: nga prerjet për gra dhe burra, te ngjyrosjet më të avancuara si balayage dhe shatiri, ku ajo shquhet si një profesioniste e vërtetë. Punën e saj e publikon kryesisht në Instagram, ne faqen hairbyfjollaa
E ardhmja në Zvicër
Viti i ardhshëm shënon një kapitull të ri për Fjollën. Ajo planifikon të shpërngulet në Zvicër, në qytetin Solothurn, ku do të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional si frizere. Me pasionin dhe motivimin që e karakterizojnë, Fjolla synon të zgjerojë horizontet, të mësojë më shumë dhe të përmirësojë aftësitë e saj, sepse, siç thotë ajo vetë: “Në punën si frizere gjithmonë ka diçka të re për me mësu.”
Më shumë se një profesion – një mision
Për Fjollën, kjo punë nuk është thjesht një zanat – është një mënyrë për të përmirësuar ditën dhe vetëbesimin e njerëzve. “E du shumë punën time. Më pëlqen me i ba njerëzit me u ndi më mirë e më të lumtur,” thotë ajo me një buzëqeshje të sinqertë që reflekton dashurinë për çdo detaj të punës që bën.