fbpx

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla po luajnë lojë dhe nuk janë ndarë vërtetë?

nga Revista Kosovarja

Para disa ditëve këngëtarja e njohur, Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi 30 ditësh.

Pas lirimit të saj dhe ngjalljes në rrjetet sociale ndodhi e papritura, shkruan “Kosovarja”.

Artistja largoi nga Instagrami biznismenin si dhe fshiu të gjitha fotografitë e përbashkëta, kështu veproi edhe partneri isaj duke e hequr edhe vajzën e Fjollës.

Së fundi, kanë qenë fansat ata që kanë zbuluar një detaj që tregon se çifti nuk janë ndarë vërtetë.

Në një bisedë me ndjekësit Fisniku është pyetur nëse ka qenë avokati ai që u ka kërkuar të fshinë fotot bashkë dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Ai nuk ka mohuar por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”, përgjigje kjo e cila ngjallë dyshimet se çifti janë bashkë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]