fbpx

Fjolla Morina e konfirmon lidhjen romantike: Më e lumtur se kurrë më parë…

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Fjolla Morina, është mjaftë e afërt me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në mesin e imazheve për projekte muzikore, ajo ndanë edhe fotografi nga jeta personale.

Së fundmi, ajo e ka konfirmuar se është në një lidhje romantike.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve në Instagram ku ka treguar dhuratat e pranuara nga partneri.

Në njërën prej tyre e postoj edhe fytyrën e personit që ia ka rrëmbyer zemrën por duke ia mbuluar me një zemër.

“Të dua ty sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe në pjesën tjetër të jetës time”, i kishte shkruar ai këngëtares.

Ndërkohë, krahë postimeve ajo ka shkruar se ka mbetur pa fjalë duke thënë: “më e lumtur se kurrë më parë”. /Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/CkEXyzVIX9w/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]