fbpx

Fjolla Morina s’tregon për shtatzëninë shkaku i ‘mësyshit’

nga Revista Kosovarja

Prej disa ditësh është përfolur se Fjolla Morina është në pritje të ëmbël.

Shkak u bënë fotot e fundit ku ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe një video e postuar nga Fisniku ku binte në sy barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Së fundmi Fjolla dhe Fisniku kanë dhënë një intervistë në shtëpinë e tyre dhe nuk mungoi pyetja për shtatzëninë.

“Kismet. Si ta ketë shkruar Zoti”, u përgjigj Fisniku për Prive.

Ndërsa Fjolla i shtoi dyshimet duke thënë: “Se di, mbetet me shku tek doktori. Më mirë s’po fol se mos më merrni m’sysh”.

Kujtojmë që Fjolla dhe Fisnik u martuan në Maldive pak ditë më parë, me një ceremoni mahnitëse pranë detit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]