Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fjolla vazhdon të vuajë humbjen e personit të zemrës

nga Revista Kosovarja

Një vit më parë, këngëtarja Fjolla Morina solli baladën ‘Si ta pranoj’ e cila u përfol se ishte dedikim direkt për ish-partnerin i cili u nda nga jeta në mënyrë të beftë e tragjike.

Mbi artikull

E këtij projekti në një vjetorin e tij këngëtarja i është rikthyer sërish.

Ajo përmes një shkrimi në Instagram ka deklaruar se plagët nuk shërohen nga koha, përkundër kalimit të kësaj të fundit, duke lënë të kuptohet se ende e vuan ndarjen nga jeta të partnerit të saj.

‘Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurë tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë tëpamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë që është larguar por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam. Ruaji njerëzit e dashur siçruanipiktuar e vendosni ata në dritën më të mirë’ – shprehet këngëtarja në postimin e bërë.

Në vazhdimësi, jo vetëm në përvjetore, Fjolla shfaqet me doza melankolie, ndonëse asnjëherë nuk është hapur për të folur gjerësisht në lidhje me këtë moment të vështirë të jetës së saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]