fbpx

Flaka Surroi VV-së: Sa flisni për prokurorinë e gjyqësinë, shkoni në Kuvend ku po merrni rroga të majme

nga Revista Kosovarja

Flaka Surroi i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, i cili e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi.

Surroi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, si është e mundur që deputetët e partisë në pushtet ta vënë në dyshim punën e prokurorisë, pa lejuar që ajo të përfundojë.

Teksa kritikoi këtë qasje të VV-së, Surroi sygjeroi deputetët e mazhorancës që të shkojnë në Kuvend, ku nga ajo punë, sipas saj marrin paga të majme.

Kjo deklaratë e Surroit erdhi pas dështimit të sotëm të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:Si është e mundur që deputetët e VV-së të dalin me statuse në lidhje me prokurorin që nisi procedurën kundër drejtorit të KEK-ut duke e vënë në dyshim punën e tij, pa lejuar që ajo të përfundojë?

Sa flisni për prokurorinë e gjyqësinë, më mirë shkoni në Kuvend e kryeni punën që duhet ta kryeni e për të cilën merrni rroga shumë të majme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]