fbpx

Flet avokati i dajës së vajzës që e rrahu logopedin Iljasa Fazliu pasi ia abuzoi mbesën 5 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Pas raportimit të Gazetës Insajderi në lidhje me abuzimin e logopedit gjilanas, Iljasa Fazliu ndaj 5 vjeçares së mitur në ordinancën e tij AAR LOGO +.

Insajderi ka kontaktuar me avokatin e dajës së vajzës që e rrahu doktorin, Arbër Spahiu.

Sipas avokatit Spahiu, prokuroria ka bërë kërkesën për masën e paraburgimit dhe daja i vajzës që siç mëson Insajderi është A.V dyshohet për vepren sulm ndaj personit zyrtar.
“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

‘E perfaqesoj me autorizim, unë dhe Vlora Kadriu. Kemi marre autorizim jemi në pritje të noftimit për mbajtjen e një seance. Prokuroria ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, është i dyshuar për vepren sulm ndaj personi zyrtar”, tha Spahiu për Insajderin.

I pyetur se deri në çfarë periudhe mund të dënohet logopedi, Spahiu tha se jo më shumë se një vit.

Gjithashtu, avokati tha se sulmi i familjarëve të vajzës nuk është relevant kundrejt veprimeve që ka marrë logopedi, pasi ata ishin në afekt pasi kishin parë xhirimet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]