Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Flet babai i njërës nga vajzat që u përfshi në aktin e dhunës ndaj të miturës në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Babai i njërës nga vajzat e mitura të përfshira në aktin tronditës të dhunës ndaj bashkëmoshatares së tyre në Gjilan ka folur për herë të parë për ‘Nacionale’ duke rrëfyer përjetimin e tij kur mësoi për ngjarjen.

Mbi artikull

Ai tregon se fillimisht nuk kishte besuar se vajza e tij ishte pjesë e atij rasti, duke qenë se ajo ka qenë gjithmonë një nxënëse shembullore me nota të larta dhe sjellje të mirë në shkollë, shkruan “Kosovarja”.

“Unë e mora vesh të nesërmen që kishte ndodhur ajo ngjarje. Ma tregoi vetë vajza. E pashë videon… Ishte diçka shokuese për mua. Në ato momente, vajza nuk e bëri të madhe, por kur e pashë vetë, pashë dhunë, maltretim, dhe nuk më besohej që vinte nga një vajzë si ajo – e shkolluar, me sukses të shkëlqyeshëm, me sjellje fenomenale. Të vijë deri në atë pikë, nuk kam koment.”

Ai shtoi se nuk ka mundur ta shoh videon më shumë se një herë:

Moneytizer Paragrafi 4

“Videon e kam parë vetëm një herë. Nuk kam pasur forcë ta shikoj përsëri.”

Më tej, babai i të miturës u shpreh i tronditur nga situata dhe i prekur për vuajtjet e viktimës, duke theksuar se edhe vajza e tij po përballet me pasoja emocionale pas veprimit të bërë:

“Ne e kemi dëshirën më të madhe që viktima të jetë mirë dhe e shëndoshë. E kemi të vështirë ta përballojmë këtë, sepse edhe vajza jonë e ndjen thellë në zemër atë që ka bërë. Kur ajo nuk mundet të përballet me veprimin e vet, imagjino si mund të ndjehet viktima.”/Kosovarja

[social_embed link=”https://www.tiktok.com/@lajme24h/video/7537661430581972229″ align=”center”]