Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Qeveria miraton kërkesën për huamarrje të RTK-së deri në 2.54 milionë euro

nga Revista Kosovarja

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Mbi artikull

Sipas komunikatës zyrtare, është dhënë drita e gjelbër për një huamarrje deri në shumën prej 2,540,000 euro, me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet të transmetuesit publik.

Vendimi synon të sigurojë stabilitetin financiar të RTK-së në një periudhë sfiduese për institucionin, ndërsa detajet për mënyrën e realizimit të huas pritet të sqarohen në hapat e mëtejmë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]