fbpx

Flirtimet me banoret e “Ferma Vip”, e dashura e Robert Berishës merr një vendim të papritur

nga Revista Kosovarja

Afrimiteti i Robert Berishës me Ditean në “Ferma Vip” , ka bërë të dyshojmë mbi qëndrueshmërin e lidhjes që ai ka lënë jashtë.

I njohur si një ndër meshkujt më seksi të showbizz-it shqiptar, Roberti vetëm pak kohë më parë bëri publike lidhjen e tij me modelen 23 vjeçare Ana Shkreli, duke na lënë të kuptojmë se gjërat mes tyre janë serioze.

Por, duket se raporti i tij i afërt me Ditean ka trazuar pak ujërat.

Kjo e fundit sqaroi një natë më parë se nuk asgjë për tu keqkuptuar në këtë mes pasi marrëdhënia mes tyre është vetëm shoqërore.

Por kjo duket se nuk e ka bindur shumë të dashurën e këngëtarit.

Tani duket se Roberti është “zhdukur” nga profili i saj në Instagram, pasi modelja nuk ka bërë asnjë postim suportues për të prej kohësh, ndryshe nga më parë ku postonte vazhdimisht foto me Robertin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]