Izolimi pandemik në shtëpi, më shumë se të gjithëve u ka shërbyer kosovarëve për shumcka që deri tani nuk ka ndodhur.
Ka qenë dhe është një rast ku kemi parë e gjetur shumë talentë të mëdhenjë që nuk kemi ditur se i kemi në shtëpitë tona. Nuk kemi ditur se shumë fëmijë ,nipër e mbesa dinë të imitojnë më mirë se “Cima”, “Qumili”, më shumë se shumë do humoristë që i mbajmë prej vitesh në fokuset tona argëtuese.
Qëndrimi në shtëpi, ma solli një storje të një vajze , me emrin Doruntina Rexhepit , vajzë që e bën qiftelinë të flet si me gojë. Sigurisht e keni pa edhe ju në rrjete sociale.
Të gjitha , storjet e saj me qifteli në shtëpi, janë si një relikt që do të mbeten në arkivat e rrjeteve sociale,për ta kujtuar një kohë pandemike kur të shikohen gjërat nga retrospektiva.
Në kohë pandemie Covid-19, të gjithë kanë nisë ta mësojnë politikën. Është hyrë në modë përcjellja e debateve dhe emrave të përveçëm që e bëjnë sot politikën kosovare.
Shumë burra që nuk ia kanë var shtëpisë , tash kanë parë edhe gabimet e mjeshtërve që ua kanë punuar shtëpitë. Nëse ka plasaritje fasada, nëse tavani pikon diku, nëse parketi është çuar diku ….
Shumë gra janë ofruar më shumë me burra dhe shumë burra i kanë kuptuar më shumë gratë nëse kanë shokë, shoqe apo edhe ua kanë mësuar shokët e shoqet.
“Qu grua se po të thirr filan shoku, qu burrë se po të thirr filan shoqja…”
As gratë e as burrat nuk po duan shumë të zbulojnë mes vetes se kush po e kërcet telefonin.
Kjo është një mënyrë e mirë për të avancuar të drejtat e grave dhe secila grua që ka pas nevojë të avancojë të dretat dhe liritë e saj ka një rast të mirë. Jo për tjetër,por burrat e zënë pick me shoqe dashnore, u kanë bë grave pak më shumë tolerancë se zakonisht pa pandemi.
Po kjo farë pandemie ka për t’i lënë edhe do të mira që nuk i kemi pasur kurrë: Kanë për t’u mësuar njerërzit që kur hipin në autobus qoftë urban a ndërurban, të mos shtyhen për të zënë ulëset më të mira.
Kur hyjnë të blejnë bukë, do të presin si në Europë, rend e kulturë dhe dy fjali duke mos u shikuar në sy:
Danke-bite, urdhëro-faleminderit.
Kemi për t’i larë hesapet me përqafime sabah për sabah me miqtë e shokët dhe kur të blejmë lopë e bagëti nuk do t’I shkundin duartë as tuxharët , e këta e dinë më së miri si shkunden duartë kur pazarisin bagëtinë në treg.
Ka edhe do politikan tonë e që cilësohet si tuxharë, por kësaj radhe e kemi për pandeminë e s’po flasim me emra…
Pra, rrini n’shpi e zbuloni gjithfarê talëntësh në shtëpinë tuaj, se nuk ia kemi ditur vlerën shtëpisë e familjes.
Nëse një mysafir të ka ardhur në shtëpi , i kemi thënë, çu ta qes një kafe diku largë shtëpisë.
Pandemia covid-19 të gjithëve u ka ardhë hakut pos politikaneve tanë. Këta nuk po dinë të ndalen por ,por po flitet që ka për të ardhur një virus më i vështirë në vjeshtë, i cili do të jetë enkas për politikanët. Ai me siguri ka për t’i ofruar më shumë mes vetes ,bile ka për t’ua hequr edhe vijat e kuqe e për t’i vëllezëruar .
Por,edhe kjo e politikës e ka pas një të mirë pas vetes.Duke u mashtruar me debate e duke i parë cka po bëjnë politikanët, populli ka shpëtuar prej koronavirusit . Më mirë me pa politikë kosovare se koronavirus. S.Krivaça / Kosovarja/