Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero.
Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale. Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore.
Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një InstaStory ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet zëri i tij, ndërkohë në studio për të kompozuar shihet që është prezent, këngëtarja Kejsi Tola, Klajdi Haruni dhe Bruno.
Me këtë video zbulohet dhe raporti mes Brunos dhe Florit, dyshe e cila u përfol se patën një ‘krisje’ në raportin mes tyre, por duket se gjërat janë rregulluar. Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta ndërsa bëhen bashkë për muzikën. Miqtë e afërt, kanë zbuluar se tashmë Flori është duke punuar për disa produksione të reja muzikore, që do të jenë këngë për artistë të tjerë.
Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.
Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.
Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij. Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.
Ajo çfarë u vu re në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij. Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.
Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe. Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Por kur kanë kaluar rreth 1 vit nga ideimi i projektit për një koncert recital, duket se për të ende nuk është koha që të ngjitet në skenë. Por tashmë krijimtaria e tij, duket se do të rinisë, të paktën për artistët e tjerë.