fbpx

Flora Sadiku shqiptarja e famshme e fushës së bukurisë dhe estetikës në Austri

nga Revista Kosovarja

Flora Sadiku shqiptarja e famshme e fushës së bukurisë dhe estetikës në Austri

Flora Sadiku është një tjetër shqiptare e talentuar dhe e sukseshme, e lindur në Kosovë, por e cila që nga mosha tre vjeçare jeton dhe vepron në Austri bashkë me familjen. Ka studiuar për ekonomi, por numrat dhe shifrat nuk e përmbushnin plotësisht, andaj kërkoj shtigje të reja.

Flora, e sprovoj vetën edhe në fushën e estetikës, pasi i pëlqente prej kohësh. Pas shumë trajnimesh të avancuara me metodat më moderne në fushën e parukerisë, ajo ja doli sukseshem në botën e bukurisë dhe estetikës, duke u çertifikuar në Akademitë më të mëdha në Gjermani e Austri.

Flora Sadiku në sallonin e saj “FS Masterclass beauty”, ofron ngjyrosjen, prerjen dhe zgjatjen e flokëve me mënyra të ndryshme. Zgjatjen e qerpikëve, zgjatjen e thonjëve me manikyr dhe pedikyr, pastrimin e fytyrës, pastrimin e këmbëve, rimodelimin e vetullave dhe lamination, thyerjen e qerpikëve (lash lifting) dhe ngjyrosjen e tyre. Edhe zgjatja e qerpikëve me metoden Russian Volume është një nga specialitet e saj.

Të gjitha shërbimet kryehen në mënyrë tejet profesionale e të veçantë, madje siç kuptojmë zgjatja e flokëve me qepje mbetet në krye të listes së shërbimeve më të kërkuara.

Lokali “FS Masterclass beauty” gjendet Ne Gauen e 4 te Salzburgut, në pjesën e katërt të Salzburgut. Flora tregon se salloni i saj së shpejti do të zgjerohet edhe me sallen e trajnimeve për të interesuarat.

Siç kuptojmë disa shërbime kryhen për të dy gjinitë, e gjithashtu Flora ka bashkëpunime edhe me disa me mjek përkatës për ndërhyrje të lehta estetike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]