fbpx

Flori bëhet nostalgjik, i kujton të gjithë përveç Elvanës

nga Revista Kosovarja

Florian Mumajesi është një nga kantautorët më të mirë të muzikës shqiptare.

Ai ka krijuar ndër vite shumë hite të cilat kanë mbetur në memorien e publikut shqiptarë.

Këngëtari i njohur është shkëputur paksa nga muzika dhe rrjetet sociale, megjithatë ky fakt nuk e pengon atë të bëhet nostalgjik e të kujtojë disa nga punët e tij më të mira ndër vite.

Por ajo që të bie në sy është mungesa e hiteve që ai ka krijuar për këngëtaren, Elvana Gjata një prej bashkëpunëtoreve të cilës i ka realizuar albume, EP dhe shumë hite.

Që prej shkëputjes së Elvanës nga labeli i tij “Threedots”, Elvana dhe Flori nuk flasin më madje nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Ndërkohë që me menaxherin e saj Andy Gramm dhe bashkëshorten e tij, Julka Flori duket se ruan ende në raport miqësor.

Ndonëse karriera e Florit dhe Elvanës ka marrë tashmë drejtim të kundërt, hitet që Flori i ka bërë Elvanës dëgjohen dhe pëlqehen edhe sot e kësaj dite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]