fbpx

Flori dhe gazetarja shqiptare ‘kapen’ keq

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme, Flori Mumajesi, ka publikuar një shkrim të gazetares, Kozeta Kurti, e cila është shprehur në rrjetin social “Instagram” se fituesi i “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj, nuk dinte të këndonte, por pazaret e bëra i dhanë fitoren.

“Dua te kthej nje pergjigje perse largu per cdo sy lesh. Eskorta ne Dubai po merren po merren me muzike, une nuk e di ku e ka futur koken shumica e finalisteve pasi e ka pare ate vajzen te kendoje ne skene. A eshte Alban Ramosaj kengetari me i mire i festivalit? Jo nuk eshte. A e mbrojti dot kengen? Jo nuk e mbrojti se ne Kenge Magjike po nuk bere numrat je jashte Festivalit nuk ka profesioniste por tifozë”, ka thene Kozeta.

E që mbi shkrimi të Kozetës, Flori ka shkruar:

“Nje shkrim i nxituar nga mellefi kolektiv. Ftoj te gjithe syleshet qe moren pjese ne festival qe nga fituesi deri tek ata qe nuk paten mundesi te kualifikohen te mos ndihen sylesh. Cfare arrogance per ne syleshet qe mbetem ne doren tende te na votosh dhe te na vendosesh epitete me pas. Bravo te lumte. Mbase e meritojme te na votosh si te duash por pas kesaj te lutem mos e mprih shpaten deri ne 10. Si mikeshe qe te kam edhe pse nuk shquhem per te numeruar deri ne 10 po e bej.”

E qe pas shkrimit të këngëtarit, Flori, ka replikuar gazetarja duke thënë se:

“Qyqa zemra, muzika eshte me e madhe se KM. Refleksioni eshte pertej KM ndonse e drejta e interpretimit eshte me teper personale. Me vjen vertet keq qe vetetiketohesh sy lesh. Sy lesh eshte cdo profil pa identitet ne rrjetet sociale.

Me pas ajo ka pustuar foto te komenteve me profile fallco dhe shkruan: ti je edhe ketu?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]