Drejtoria e udhëhequr nga Florian Dushi që nga ardhja në udhëheqjen e komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë disa aksione në zona të kryeqytetit duke tentuar të rikthejë rendin dhe pronat publike në shërbim të qytetarëve, të cilët po i mirëpresin dhe mbështesin punët që po i kryen ky drejtorat.
Aksionet e kësaj drejtorie , e cila nga qytetarët e kryeqytetit vlerësojet se është më aktivja as sot në ditë vikendi nuk ndalet .
Drejtori Florian Dushi përmes rrjjeteve sociale , ka bërë sot të ditur se po i lirojnë hapësirat te “Santea” në lagjen Dardania, për siç thotë ai për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.
