fbpx

Florian Dushi: Kryeqyteti nuk mund të mbahet peng i inateve politike apo i frikës nga zhvillimi

nga Revista Kosovarja

Është e papranueshme mënyra se si po tentohet të bllokohet zhvillimi i kryeqytetit nga individë dhe struktura që, nën diktatin partiak, po vendosin ndalesa e pengesa mbi projekte madhore për kryeqytetin – jo mbi fakte, por mbi hamendësime dhe joprofesianlizëm të skajshëm.

Kur vendimmarrja shtetërore udhëhiqet jo nga interesi publik, por nga kalkulime politike të ulëta, i vetmi që humb është qytetari i Prishtinës. Kryeqyteti nuk mund të mbahet peng i inateve politike apo i frikës nga zhvillimi. Kjo sjellje është jo vetëm pengesë për përparimin, por një akt sabotazhi ndaj të ardhmes së Prishtinës sonë të dashur.

Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq.

Zëri i qytetarëve do të dëgjohet, dhe çdo tentativë për të ngulfatur transformimin e Prishtinës do të marrë përgjigjen e merituar – ligjërisht, institucionalisht dhe me përballje publike.

Mos ma blloko Prishtinën

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]