LDK -ja arriti të organizojë jetën në rrethana të jashtëzakonshme.
Falë politikës së mençur e të urtë të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, u arrit që shoqëria të vetorganizohej dhe të ruante mbijetesën edhe kur ekzistenca përjetonte e kalonte nëpër sfida më të vështira të kohës- e thotë gjithmonë gjatë bashkësedimit ,Florian Dushi, i cili sot, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkujton duke publikuar në Facebook një fotografi ku ai shihet me liderin ikonik të kësaj partie, Ibrahim Rugova dhe shkruan :
“ Urime 35 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe nacional-demokratike e properëndimore në Kosovë e cila bëri që liria, pavarësia dhe demokracia e vendit tonë të bëhen realitet!
Lavdi prijësit legjendar të LDK-së e Kosovës, Presidentit Rugova dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij!”
Ju kujtojmë , Dushi është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ka numrin 34 në listën e LDK-së.