Mes punëve e aktiviteteve për një Kryeqytet që funksionon më mirë, Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka gjetur rastin të uroj në festën e 28 Nëntorit.
Dushi, i njohur si një nga figurat politike më aktive, shkruan:
“Gëzuar Festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar 🇦🇱!
Sot është dita kur ne kujtojmë e nderojmë vuajtjet dhe sakrificat e të parëve tanë qëndrestarë dhe kremtojmë krenarinë e lavdinë kombëtare që flamuri ynë kuq e zi simbolizon.
Le të bashkohemi me shpirt e zemër për të nderuar historinë tonë dhe për të lartësuar Shqipërinë e shqiptarinë kurdo dhe kudo në botë!”